Flash

Katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

Lapsi.al 5 May 2020
Katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u regjistruan katër raste të reja me koronavirus të hënën e 4 majit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tha se ka testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se dy nga to janë nga Komuna e Mitrovicës, një nga Rahoveci dhe një nga Zhuri i Prizrenit.

IKSHPK-ja tha se të hënën janë shëruar edhe 22 pacientë, të cilët e çojnë në 403 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 855, teksa 26 pacientë kanë humbur jetën.

Të këshilluara

KLGJ shtyn vendimin për Ardian Dvoranin

Këshilli i Latë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për Ardian Dvoranin, për të cilin Presidenti Meta kishtë kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati. ...

15:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI