Flash

“Çdo ditë 16 orë në punë”/ Naftëtarët e Kuçovës protestë për trajtimin me 'pagë lufte'

Lapsi.al 5 May 2020
“Çdo ditë 16 orë në punë”/

(foto ilustruese) 

Naftëtarët e Kuçovës kanë dalë sot në protestë përpara zyrave të Albpetrolit për vendimin e marrë për uljen e pagave në masën 60% dhe trajtimin e tyre me pagë lufte, në një kohë kur ata kanë qënë të gjithë në punë 16 orë në ditë.

Gjatë protestës dëgjohen thirjet: Zoti kryeministër larg duart nga Kuçova! Kuçova është e kuçovarëve!

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve në Kuçovë, Sotiraq Kristo është shprehur gjatë protestës se kanë në plan të përshkallëzojnë aksionin e tyre.

“Kemi hartuar një peticion dhe nëqoftëse nuk ndryshon vendimi do hidhemi në grevë” - shprehen ata.

Të këshilluara

(FOTO) Pse u takuan sot Rama dhe Meta

Ky 5 Maj u kujtua pa ceremonitë e zakonshme për shkak të COVID 19, në Varrezat e Dëshmorëve, por krerët më të lartë të Shtetit të ishin aty të pranishëm bashkë....

10:53

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI