Flash

Rritet numri i të shtruarve me Covid 19/ 38 pacientë në spitale, 8 në terapi intensive

Lapsi.al 5 May 2020
Rritet numri i të shtruarve me Covid 19/ 38 pacientë në spitale,

38 pacientë me koronavirus janë të shtruar aktualisht në të dy spitalet COVID në vendin tonë. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico pohoi se sot ka një shtim të rasteve të reja me koronavirus, ku brenda 24 orëve janë identifikuar 17 raste, po ashtu edhe të personave të shtruar në spital.

Mësohet se 8 persona ndodhen në terapi intensive.

Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.”, tha Fico.

Të këshilluara

(FOTO) Pse u takuan sot Rama dhe Meta

Ky 5 Maj u kujtua pa ceremonitë e zakonshme për shkak të COVID 19, në Varrezat e Dëshmorëve, por krerët më të lartë të Shtetit të ishin aty të pranishëm bashkë....

10:53

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI