Një furgon i blinduar i transportit të parave ka marrë flakë në zonën e Gjirokastrës.
Mësohet se motorri i automjetit që transporton valute ka marrë flakë ndërsa nuk janë shënuar të lënduar.
Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur para, por menjëherë forcat e policisë private kanë lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ata kanë lokalizuar origjinën e flakëve duke shmangur dhe djegien e plotë të furgonit të blinduar.