Flash

Kosova importoi nga Serbia 12.4 milionë euro mallra një muaj nga heqja e taksës

Lapsi.al 4 May 2020
Kosova importoi nga Serbia 12.4 milionë euro mallra një muaj nga heqja

Prej fillimit të muajit prilli tregtia mes Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar pa taksën 100% dhe si rezultat janë importuar 12.4 milionë euro mallra.

Nga Serbia, Kosova ka importuar grurë, misër për farë, miell prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh.

Në periudhën 1 prill- 26 prill Dogana e Kosovës ka çuar në arkën e shtetit 1 milionë euro nga taksat e mbledhura prej mallrave.

Të këshilluara

Kërcënohet me jetë Behghet Pacolli

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. Lajmi u bë...

13:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI