Flash

Më të prekurat nga COVID-19, hiqet karantina për tre qytete në Kosovë

Lapsi.al 3 May 2020
Më të prekurat nga COVID-19, hiqet karantina për tre qytete

Qeveria e Kosovës në detyrë ka hequr masën e karantinës për komunat Klinë, Viti dhe Malishevë, ka njoftuar zyra e kryeministrit të Kosovës.

Vendimi është marrë në një mbledhje të Qeverisë në detyrë.

“Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës”, thuhet në komunikatë.

Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ai i obligon të gjitha institucionet Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.

Në Kosovë, 823 persona janë infektuar, 336 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19.

Të këshilluara

Kërcënohet me jetë Behghet Pacolli

Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. Lajmi u bë...

13:16

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI