Flash

“Rama ik! Na le pa bukë!”/ Kryeministri pritet me protesta në Fier, ndërhyn policia (VIDEO)

Lapsi.al 1 May 2020
“Rama ik! Na le pa bukë!”/ Kryeministri pritet me protesta

Naftëtarët e Fierit e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama këtë të premte. Ata shprehen se nuk e kanë marrë pagën e luftës, edhe pse u është premtuar nga qeveria. Sipas tyre gjendja e tyre ekonomike në familjet e tyre është e mjerueshme dhe kanë frikë për të ardhmen. Por policia ka reaguar ashpër ndaj tyre duke e shpërndarë protestën duke shoqëruar disa prej tyre në komisariat.

"Na la pa bukë dhe tani na shpërndan. Ja ky është Edi Rama. Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjëri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme. Nuk e dimë se ça do bëhet me ne, me sa shikojmë nuk ka të ardhme fare. Rama e di gjendjen tonë", - thanë disa nga protestuesit.

"Ne vuajmë për kafshatën e gojës, na thanë për pagën e 400 mijë lekëshit, ku e ka që tha naftëtarët do të marrin lekët, na mashtron, na gënjen, pse e mashtron popullin, na ka lënë për ibret të Zotit, të shesim xhaketën, të dalim lakuriq, me ça t'i paguajmë, të vejë dorë mbi naftëtarët ose do të bëjmë grevë urie", tha qytetari.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-01-at-11.42.43.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-01-at-11.42.42-2.mp4"][/video]

 

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-01-at-11.42.42-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-01-at-11.42.42.mp4"][/video]

 

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-01-at-11.42.41-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-01-at-11.42.41.mp4"][/video]

Të këshilluara

Grabitje me maska në periferi të Tiranës

Një shtëpi ka rënë pre e maskave gjatë natës së sotme në Zall Herr, Tiranë. News 24 raporton se tre hajdutë kanë hynë në shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë ...

10:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI