Flash

Psg kampion, dedikimi i Al-Khelaifi: "Për personelin mjekësor e heronjtë e përditshëm"

Lapsi.al 30 April 2020
Psg kampion, dedikimi i Al-Khelaifi: "Për personelin mjekësor e
'Duam ti dedikojmë këtë titull të kampionit të Francës në Ligue 1 2019-2020 të gjithë personelit mjekësor e heronjve të tjerë të përditshëm impenjimin e të cilëve e admirojmë prej javësh. Kuptojmë, respektojmë e mbështesim vendimet e marra nga Qeveria franceze për të ndaluar kampionatin. Shëndeti, si ka thënë gjithnjë qeveria, duhet të jetë prioriteti ynë". Kështu është shprehur presidenti i Psg Nasser Al-Khelaifi pas zyrtarizimit të ndalimit të Ligue 1 e dorëzimit të titullit kampion skuadrës parisiene, për të nëntën herë kampione e Francës. "Dua të falenderoj lojtarët, trajnerin, personelin sportiv e mjekësor e të gjithë punonjësit e klubit për punën e tyre të shkëlqyer - shkruhet në mesazhin e Al-Khelaifi - Ky trofe premion impenjimin e tyre të përditshëm. Në këto kohë të vështira, shpresoj që kjo të sjellë lumturi e shpresë për të gjithë tifozët tanë. Mbështetja e tyre e vazhdueshme i lejon klubit të ecë gjithnjë përpara. I falenderoj ngrohtësisht" përfundoi Al Khelaifi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI