Flash

Merkel anashkalon Bundesligën e shtyn vendimin: pas kësaj mund të jetë presioni i Macron

Lapsi.al 30 April 2020
Merkel anashkalon Bundesligën e shtyn vendimin: pas kësaj mund të

Gjermania ka shtyrë vendimin për rifillimin e kampionatit të Bundesligës, që pritej për në 30 prill pas takimit mesAngela Merkel e 16 ministrave të sportit të shteteve federale gjermane. Argumenti do të diskutohet në 6 maj e për këtë motiv kampionati gjerman nuk mund të rifillojë përpara 16 majit, si ka shpjeguar Helge Braun, një komponent i stafit të Merkel.

Bisedimet për të programuar kthimin në fushë të Bundesligës ishin parashikuar për në 30 prill, por qeveria gjermane ka shtyrë cdo diskutim për javën e ardhshme. Me shumë mundësi palët mund të mblidhen në 6 maj, duke duke zbehur shpresën e klubeve për të zbritur në fushë që në 9 maj. Do të pritet vendimi i takimit e, sipas asaj që filtrohet, rifillimi i Bundesligës nuk do të bëhet përpara 16 majit, nëse jo në 23 të të njëjtit muaj. Sipas asaj që bëhet e ditur ndeshjet mund të zhvillohen sidoqoftë vetëm me dyer të mbyllura të paktën deri në fund të gushtit.

MERKEL: "ASNJË PRESION NGA MACRON PËR NDALIMIN"

Angela Merkel ka mohuar në konferencë për shtyp se presidenti francez Emmanuel Macron e ka telefonuar për ti kërkuar të bllokojë rifillimin e Bundesligës. "Jo - i është përgjigjur ajo një gazetari - kemi kontakte të rregullta me Macron, por për këtë cështje nuk e kam dëgjuar kurrë të flasë. Duhet të bëjmë cështë e mundur për të garantuar se nuk do të ketë regres, do të marrim një vendim mbi sportin në 6 maj".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI