Flash

Igli Tare i tradhëtuar nga Berisha: "Nuk kthehem tek Lazio"

Lapsi.al 30 April 2020
Igli Tare i tradhëtuar nga Berisha: "Nuk kthehem tek Lazio"

Valon Berisha nuk ka ndërmend të kthehet tek Lazio, duke 'tradhëtuar' kështu Igli Tare që e solli në kryeqytetin italian, ku edhe pse nuk arriti të ketë impaktin e duhur u huazua në mënyrë që të mos humbiste formë e besueshmëri, duke shpresuar që goditja e bërë të rikthehej në nivelin e shpresuar: "Tani jam mirë këtu tek Fortuna Dusseldorf, skuadra ka mentalitetin e potencialin e duhur. Për më tepër Bundesliga është një kampionat tërheqës” ka thënë mesfushori kosovar i transferuar në Gjermani në huazim më të drejtën e blerjes së Fortunës.

Por sic duket Berisha shpreson shumë që klubi gjerman ta konfirmojë dhe nuk sheh më larg, për tu rritur në nivel e për të luftuar për një vend titullari tek bardhekaltrit e Lazios: "Kemi shanse të mira të qendrojmë në Bundesliga, - ka shpjeguar Berisha për Express - jemi të fortë. Kur të rifillojmë, duhet të japim menjëherë maksimumin. Na presin nëntë finale, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë. Të luash pa publik do të jetë e vështirë. Tifozët tanë na mbështesin gjithnjë në mënyrë fantastike".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI