Flash

Betimi i Pochettinos: "Para se të vdes, do fitoj me Tottenham"

Lapsi.al 30 April 2020
Betimi i Pochettinos: "Para se të vdes, do fitoj me Tottenham"

Pavarësisht se raporti profesional u ndërpre pas 5 vitesh e gjysëm me shkarkim, Mauricio Pochettino beson se një ditë do të kthehet në pankinën e Spurs "Nuk e di nëse do të ndodhë pas 5 apo 10 vjetësh, por para se të vdes dua të jem përsëri trajneri i Tottenham - ka shpjeguar tekniku argjentinas për BT Sports -. Më pëlqen të fitoj qoftë edhe një titull të vetëm, sepse dua të kuptoj cfarë do të thotë të fitosh dicka me Tottenham".

Pochettino ndjen një borxh të madh mirënjohjeje drejt tifozëve të tij të vjetër. "Tifozeria është e mrekullueshme, më dhanë dashuri të pakushtëzuar që nga dita e parë. Do doja të ripaguaja të gjithë atë që më kanë treguar me një trofe, që e meritojnë pa asnjë hije dyshimi".

Ëndërra e tij, pasi i shkoi fare pranë Premier e Champions League, është ajo ta mbyllë ciklin me një trofe. "Ishte një udhëtim i mrekullueshëm në atë klub, përfunduar ashtu si askush nuk do të donte. Por e di brenda vetes që rrugët tona do të kryqëzohen sërisht. Nga dita e parë që u largova, ëndërra ime është të kthehem për të përfunduar atë që nuk arritëm të mbaronim. I shkuam pranë si Premier ashtu dhe Champions, u ndalëm tek më e bukura e natyrisht dua ta riprovoj. Duhet të shoh përpara e të mendoj për projektin e ardhshëm, por brenda meje një ditë dua të kthehem, sepse klubi është special, ashtu si janë tifozët".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI