Flash

Atentati në Durrës, një nga viktimat me precedentë penalë jashtë vendit. Njihej me nofkën Miri i Kolës

Lapsi.al 27 April 2020
Atentati në Durrës, një nga viktimat me precedentë

Besmir dhe Viktor Haxhia, i pari biznesmen dhe i dyti avokat në qytetin e Durrësit janë viktimat e një ekzekutimi mafioz që ndodhi sot rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, nga të paktën dy autorë.

Grupi hetimor ka gjetur 55 gëzhoja në vendin e ngjarjes dhe dyshohet të jetë qëlluar nga dy armë, konfirmon korespondenti i Panorama. Viktimat mësohet se kanë marrë disa plumba secili dhe kanë gjetur vdekjen në vend. Mësohet se vëllai i Viktorit, Besmiri njihet edhe me nofkën Miri i Kolës dhe ka qenë me precedent penalë jashtë vendit.

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbërritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, tha Policia.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/WhatsApp-Video-2020-04-27-at-17.50.29-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

“5 hallet” e femrave para seksit

Ndodh shpeshherë që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejon ato të ndihen të lira. Disa nga kom...

12:26

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI