Flash

Pas amnistisë vendosen 2 mijë gjoba për këmbësor dhe 200 për shoferët

Lapsi.al 27 April 2020
Pas amnistisë vendosen 2 mijë gjoba për këmbësor dhe

Pas aplikimit të amnistisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorëve që thyen kufizimet e shtetrrethimit, policia ka vijuar punën për evidentimin e shkelësve të rinj, në kuadër dhe të hyrjes në fuqi të kodit të ri penal. Për 10 ditë nga falja e gjobave, policia ka ndëshkuar rreth 2 mijë qytetarë që lëviznin pa autorizim dhe pa një arsye emergjente, si dhe 200 shoferëve u janë hequr patentat për 3 vite.

Pavarësisht ndëshkimeve të cilat vijojnë për të pabindurit, drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët vijojnë të thyejnë rregullat. Shumë drejtues mjetesh nuk respektojnë numrin e pasagjerëve, apo vendosjen e tyre në sedijen mbrapa dhe në mënyrë diagonale.

Prej 1 javë ka nisur dhe rikthimi i patentave dhe automjeteve të cilat janë hequr dhe bllokuar nga policia gjatë shtetrrethimit. Janë më shumë se 500 patenta që janë rikthyer nga 1941 që janë në total. Policia bllokoi 1620 automjete, ndërsa deri më tani janë tërhequr nga pronarët 975 makina.

Patrullat e policisë vendosën rreth 7100 gjoba për këmbësorët që qarkulluan jashtë orarit të lejuar, gjoba të cilat konsiderohen të falura, pasi qytetarët nuk i kanë paguar për shkak të kufizimeve.

Qytetarët që duhet të tërheqin automjetet dhe patentat duhet të paraqiten pranë policisë rrugore, për të plotësuar dokumentacionin përkatës./ ora

Të këshilluara

“5 hallet” e femrave para seksit

Ndodh shpeshherë që femrat nuk arrijnë ta shijojnë seksin dhe të përjetojnë orgazmën pasi kanë disa komplekse që nuk i lejon ato të ndihen të lira. Disa nga kom...

12:26

Arsyet pse seksi të mbron nga koronavirusi

Njerëzit nxiten të kryejnë marrëdhënie seksuale në karantinë me gjithë masat e rrepta të distancimit nga koronavirusi. Por Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit...

12:04

7 fazat që do të kaloni sapo të lini duhanin

Ndalimi i pirjes së duhanit është tepër i vështirë, por ju mund ta bëni shumë më të lehtë procesin. Duke mësuar më shumë për 7 fazat në të cilat kalon trupi jua...

21:18

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI