Flash

Rama iu përgjigjet akuzave të PD për tenderat me një video të veçantë: S’ka asnjë kontratë sekrete

Lapsi.al 26 April 2020
Rama iu përgjigjet akuzave të PD për tenderat me një video

Edi Rama ka vendosur ti përgjigjet akuzave të opozitës për tenderat e qeverisë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID-19 duke publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku shfaqet vetë përballë akuzave të opozitës dhe sqaron çmimet e maskave dhe veshjeve mbrojtëse.

“MIRËMËNGJES?

nga unë, Luli dhe shokët e tij???♂️?”. 

Teksa në video shihet një pjesë nga deklarata e ish-deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj për këto tendera sekretë, kryeministri jep përgjigjen e tij se nuk ka asnjë të tillë. “Çfarë sekreti ka këtu?! Nuk ka tendera sekretë, as kontrata sekrete.

Procedurat e tenderimit të përdorura për COVID-19 janë procedura të miratuara ligjore, për lidhjen e kontratave që diktohen nga interesat thelbësore të shtetit. Po të ishin sekrete nuk do të ishin publike.”, tha Rama. Po ashtu në video është shkëputur edhe një deklaratë e Abielajt, i cili thekson në emër të PD-së se maskat mbrojtëse qeveria i ka blerë me një shifër 6.5 euro. Ndërkohë, Rama i përgjigjet kësaj akuze me një formë ironie, ndërsa shton; “Me vërte?! Maskat mbrojtëse FFP2 janë blerë me 4.14 euro”.

Rama zgjedh ta mbyllë videon, duke iu përgjigjur edhe akuzave të liderit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se: “Boll! 7X7 nuk bëjnë 42”, duke i kujtuar kështu lapsusin kryeopozitarit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI