Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka bërë me dije sjelljen e 20 000 kiteve në vendin tonë.
Këto kite janë dërguar nga BE për ISHP-në në vendin tonë shkruan Soreca duke theksuar që BE qëndron pranë Shqipërisë.
“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”,shkruan Soreca.