Flash

A qarkulloi virusi që në janar? Mjekët shqiptarë japin versione të ndryshme

Lapsi.al 20 April 2020
A qarkulloi virusi që në janar? Mjekët shqiptarë japin

A qarkulloi koronavirusi në vendin tonë që në janar? Janë të shumta versionet që jepen dhe po ashtu edhe dyshimet për këtë çështje. Shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, i cili është një nga të shëruarit me koronavirus thotë se kjo është e mundur, por në atë kohë dhe vetë OBSH nuk kishte dhënë rekomandimet dhe vendi nuk ishte i pajisur me kite dhe teste për verifikimin e rasteve të tillë.

“Në janar ne nuk kemi pasur kite dhe teste pasi dhe OBSH nuk ka pasur rekomandime në atë kohë. Edhe nëse ka pasur raste në janar ka qenë e pamundur për t’u identifikuar“, u shpreh mjeku i njohur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Një tjetër version jep Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive thotë se testimet për COVID-19 në Shqipëri kanë filluar në janar. E ftuar sot në emisionin “360 gradë”, Bino tha se në janar nuk ka pasur asnjë rast, pasi është pasur mundësia e zbulimit me anë të testimeve.

“Sekuencat e virusit u ndanë për herë të parë nga shkencëtaret kinezë në 7 janar dhe u përgatitën kitet. Kitet ne i kemi pasur në fund të janar dhe qysh atëherë deri në shkurt kemi bërë testime. Sasia e testimeve ka qenë e konsiderueshme. Tamponët janë bërë me metodën molekulare qysh në janar. Ne kemi kontrolluar edhe veten tonë pranë Institutit të virologjisë në Gjermani.

Kemi bërë testime te personat që kanë pasur temperaturë që kanë qenë në Kinë dhe te personat që kanë vdekur dhe mjekët kanë pasur dyshimet e tona. Nuk kemi gjetur asnjë rast me Covid, por kemi pasur raste me grip“, - tha Bino. Një debat i ngjashëm po bëhet edhe në disa vende evropiane ky dyshohet se ka pasur qarkullim të virusit më herët se konfirmimi i pandemisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Dy lëkundje tërmeti shkundin Durrësin

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar njëra pas tjetrës mbrëmjen e së hënës në Detin Adriatik. Për fat të mirë ato nuk kanë pasur një fuqi të madhe, por janë ndi...

23:11

Bie në nivele historike çmimi i naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e pa...

21:26

Hashim Thaçi shtrohet në spital

Presidenti Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në K...

11:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI