Flash

Basha vë alarmin: Ekonomia po fundoset, qeveria ofron "lugën bosh"

Lapsi.al 20 April 2020
Basha vë alarmin: Ekonomia po fundoset, qeveria ofron "lugën

“5 javë pas shpalljes së karantinës, nga njerëzit në shtrëngesë ekonomike tek biznesi i vogël dhe punëdhënësi i madh, janë të gjithë të lënë në baltë. Ndërkohë qeveria vazhdon të flasë e ti ngopë me lugë bosh, me truke propagandistike si amnistia, e cila nuk do t'i shërbejë qytetarëve, por një grushti njerëzish për të pastruar paratë e pista”.

Kështu e nis kryetari i PD-së Lulzim Basha analizën e tij për situatën ku po kalon vendi. Sipas tij çështja më e rëndësishme sipas tij është ekonomia.

“Çështja kryesore sot janë tavolinat e zbrazura të shqiptarëve. Janë xhepat e zbrazur të kryefamiljarëve. Janë dhjetëra të infektuar vetëm në 24 orët e fundit nga fasoneri të pambyllura. Ndonëse kemi 4 javë që e kërkojmë mbylljen e tyre, fasoneritë mbahen të hapura për një arsye fare të thjeshtë: Sepse lekët e shqiptarëve, lekët e taksave që janë rritur këto 7 vite të qeverisjes Rama, nuk shkojnë tek qytetarët, por shkojnë tek oligarkët. Shkojnë në tendera sekretë dhe korruptivë” – tha Basha.

“Ekonomia po fundoset, bizneset që ditë për ditë detyrohen të largojnë njerëz nga puna. Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi një qeveri të papërgatitur, që diçka thotë në mëngjes dhe e ndryshon në drekë dhe pastaj atë që thotë në drekë e ndryshon prapë në darkë, shpall një masë të premten dhe e ndryshon të shtunën” – tha Basha.

“5 javë pas nisjes së karantinës ekonomike dhe distancimit social të qytetarëve, kurba e infeksionit vazhdon të sillet njësoj si i pari i qeverisë: me të njëjtën mungesë stabiliteti. Sepse qeveria nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë strategji, nuk ka ndërmarrë asnjë hap domethënës as për të frenuar përhapjen e virusit. Ne mbetemi vendi i fundit përsa i përket testimeve. Nëse nuk kryejmë testime nuk mund të kemi informacion të saktē sa i përhapur është virusi.

Në këto pesë javë kryeministri u ka ofruar qytetarëve masa shtrënguese të bollshme dhe llafe me bollëk. Por kur vjen puna te mbështetja dhe ndihma financiare, qeveria dhe kryeministri nxjerrin pikatoren dhe qytetarët nuk kanë marrë ndihmën financiare që ju është premtuar e për të cilën kanë më shumë se kurrë nevojë sot. Nga kjo pikëpamje, shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një tjetër provë e mungesës së një plani dhe e dështimit të qeverisë në këto 5 javë për t’u përballur me krizën” – tha Basha në një intervistë për Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bie në nivele historike çmimi i naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e pa...

21:26

Hashim Thaçi shtrohet në spital

Presidenti Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në K...

11:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI