Flash

Denoncimi/ Rama “harroi” kavaleshencën dhe ktheu në karantinë hotelet e Sadri Abazit (VIDEO)

Lapsi.al 19 April 2020
Denoncimi/ Rama “harroi” kavaleshencën dhe ktheu në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi publikoi një video ku rikthehej në vëmendje vendimi i qeverisë në 29 mars për të kthyer në karantinë kavaleshencën e Durrësit e cila nuk po përdoret më.

“Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Konvaleshencën në Durrës.

Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon konvaleshencën si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë? Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?

Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet” – thotë Gjunkshi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI