Flash

Thaçi: Javën e ardhshme me qeveri të re. Grenell: Të nisë dialogu

Lapsi.al 19 April 2020
Thaçi: Javën e ardhshme me qeveri të re. Grenell: Të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka është shprehur se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë që do të mundësojnë sipas tij formimin kushtetues të një qeverie të re. Thaçi ka shkruar në Twitter se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohen raportet e Kosovës me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Javën e ardhshme do të ndërmarr hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me legjitimitet të plotë nga Kuvendi, e aftë për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe për t’u shërbyer njerëzve. Tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen në mënyrë që të forcohet mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Kosovën”, - ka shkruar Thaçi.

Menjëherë i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell e ka shpërndarë postimin e Thaçit duke komentuar

“Sapo të hiqen tarifa dhe reciprociteti (mbase këtë javë?), atëherë dialogu nis me intensitet më të shtuar. Kam biseduar me liderët në Serbi dhe Kosovë, për ta bërë të qartë se duhet të fillojnë me ndërtimin e besimit sot në përgatitje të tij – dhe ata janë zotuar ta bëjnë këtë. Së shpejti do të ketë më shumë”, shkruan Grenell. ©LAPSI.al

Image

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI