Flash

Ndalojnë makinën për kontrollet e COVID-19, e gjejnë të mbushur me drogë. Dy të arrestuar në Shkodër

Lapsi.al 18 April 2020
Ndalojnë makinën për kontrollet e COVID-19, e gjejnë të

Dy persona u arrestuan ditën e sotme në Shkodër për transportimin e 58 kg kanabisa sativa.

Forcat e policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ndaluan për kontroll mjetin tip Benz.

Fillimisht drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale H.A. tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 2 mijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të automjetit.

“Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Shtoj i Ri", kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike  dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit” – njoftojnë uniformat blu.

Gjatë kontrollit në automjetin e të arrestuarve u gjetën 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.

Ndërsa 2 persona të tjerë u arrestuan në Durrës, në fshatin Golem të cilët kishin dijeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.

Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,

R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe

A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

"Pa frikë"

Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Një nga dhuratat kryesore që na fali Zoti i Ngjallur, theksohet në himnin e pe...

12:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI