Flash

Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Nuk e njoh fare Santiago Malkon

Lapsi.al 17 April 2020
Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Nuk e njoh fare Santiago Malkon

Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit, i cili u arrestua një ditë më parë në zonën e Xhamllikut, në Tiranë, pasi dyshohet si i përfshirë në ekzekutimin mafioz të ish-efektivit të policisë Santiago Malko në gusht të vitit të kaluar.

Selmani ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, teksa ka thënë para policëve se nuk e njihte fare Santiago Malkon të cilin e kishte parë vetëm në televizor. Ai ka treguar se dilte i armatosur në rrugë pasi i rrezikohej jeta nga kundërshtarët e tij dhe të Leonard Dukës, me të cilin, ka thënë se ka një lidhje miqësore shumë vjeçare.

“Me Leonard Dukën kam lidhje miqësie shumëvjecare. Nuk e kam takuar prej shumë muajsh dhe nuk kam informacion për vrasjen e Santiago Malkos. Nuk e njoh fare, e kam parë vetëm ne televizor që flitej për të. Prej muajsh kam qëndruar i fshehur dhe rralle kur dilja lëvizja i armatosur, sepse me rrezikohet jeta nga kundërshtaret e mi dhe të Leonardit”, - mësohet të ketë thënë Selmani para policëve.

Arrestimi i Selmanit u bë pasditen e djeshme nga Komisariati nr. 2, i cili ka pasur informacion se ai fshihej në një apartament në zonën e Xhamllikut. Zona është mbajtur në vëzhgim nga agjentë të policisë dhe për lokalizimin e Selmanit kanë ndihmuar lëvizjet e bashkëshortes së tij, e cila shkonte e takonte.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI