Flash

Del VIDEO/ Si u dhunua nga policia mjeku i Beratit sapo doli nga banesa

Lapsi.al 17 April 2020
Del VIDEO/ Si u dhunua nga policia mjeku i Beratit sapo doli nga banesa

Mjeku Edison Skëndo në Berat është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorit për një incident të ndodhur gjatë ditës së djeshme. Familjarët e mjekut thonë se ai u ndalua nga policia sapo doli nga pallati ku banon. Ata pretendojnë se u dhunua nga drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti. Sipas pretendimit të tyre, gjithçka nisi për autorizimin që mjeku Edison Skëndo duhet të kishte për të dalë nga banesa.

Mjeku Skëndo shoqërohej edhe nga kushëriri i tij farmacist, dhe të dy kishin dalë për të shkuar në punë. Por, pas debateve verbale, mes mjekut Skëndo dhe drejtorit të Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti, pati kontakt fizik. Në pamjet e publikuara, duket se si drejtori tërheq nga bluza mjekun.

Sipas policisë, incidenti u provokua nga mjeku dhe se ishte ai që qëlloi i pari me shkelm drejtorin e policisë pasi nuk dispononte autorizim për të dalë. Ndërsa familjarët e mjekut pretendojnë se Skëndo u dhunua pa asnjë motiv nga drejtori i Policisë së Beratit. ©LAPSI.al

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/04/videoplayback.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI