Flash

PD denoncon tenderin 3.5 milionë dollarë: Qeveria bleu maskat me dyfishin e çmimit

Lapsi.al 18 April 2020
PD denoncon tenderin 3.5 milionë dollarë: Qeveria bleu maskat me

Partia Demokratike denoncon atë që e quan “një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë”

Bëhet fjalë  për tenderin për blerjen e pajisjeve mbrojtëse spitalore të datës 21 mars. PD kerkon anulimin e tenderit dhe të kthejë në buxhet paratë që duhet të shkojnë tek familjet e varfra dhe biznesi në krizë.

“Për mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, të blera nga qeveria me çmime stratosferike. Do të sjellim prova për një abuzim skandaloz me paratë e shqiptarëve. Ne besojmë se ky abuzim i madh ka detyruar qeverinë të klasifikojë si sekret këta tendera hajdutësh, që e zhdoganojnë një maskë me 3 euro dhe e blejnë me 8 mijë lekë me çmim shumice” u shpreh deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

PD thotë se qeveria fsheh me tënderin 3.5 milionë dollarë me të cilën janë blerë maska dhe pajisje të tjera spitalore me dyfishimin e çmimit në disa raste edhe me trefishin e çmimit të zhdoganuar.

Për këtë ajo tregon maskën mbrojtëse që ka blerë në farmaci të njëjtë me atë që është blerë nga qeveria.

Nëse në farmaci kjo maskë ka kushtuar 4 mijë lekë, qeveria e ka blerë me çmim shumice 8 mijë lekë.

“Sa lekë e ka blerë Qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijëlekëshe? Plot, dyfishin e cmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa më shumicë Qeveria e blen nga kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED” me 8 mijë lekë të vjetra. Ky është krim! Dhe kur krimin përpiqesh ta fshehësh me kontrata sekrete, me mungesë transparence, krimi bëhet edhe më i rëndë, sepse provon që është bërë me vetëdije për të vjedhur. Të pranosh të blesh 8 mije lekë një maskë që me pakicë në Farmaci shitet 4 mijë  lekë do të thotë vjedhje në mes të ditës”  denoncon Vokshi

Të këshilluara

"Pa frikë"

Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Një nga dhuratat kryesore që na fali Zoti i Ngjallur, theksohet në himnin e pe...

12:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI