Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr 4 në Sarandë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke izoluar dhe fikur zjarrin. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe as dëme materiale, pasi bombula ishte instaluar në verandën e apartamentit.