Një grup tjetër prej 60 infermierësh shqiptarë është nisur sot sërish për të ndihmuar në krizën sanitare që po kalon Italia. Por ajo që bën përshtypje me këtë grup të dytë është fakti se ata po nisen drejt "frontit të luftës" me veshjet e tyre personale, civile.
Ndërsa grupit të parë që u nis në fund të marsit, të cilit i doli në Rinas vetë Rama dhe ministrja e shëndetësisë dhe të cilëve madje kryeministri iu mbajti edhe një fjalim në dy gjuhë, ishin veshur që në aeroport me robat e mbrojtjes kundër Covid 19 (fotot poshte), këta të grupit të dytë kanë udhëtuar si njerëz normale (këtu lart infermieria Manjola Rama vetem me nje maske te thjeshte duke dhene një intervistë për Report TV).
Lexo me tej:
Armand Shkullaku: 30 mjekët e Ramës dhe 30 fatkeqët e Destanit
Edhe ky detaj i vogël dëshmon se akti i parë i ndihmës qe orkestruar nga Rama si një operacion marketingu politik, ku mjekët dhe infermierët shërbenin si kukulla për tu shitur, duke mbajtur në trup veshjen e panevojshme që vlen vetëm përbrenda spitaleve.
©Lapsi.al

