Flash

Bie në nivele historike çmimi i naftës

Lapsi.al 20 April 2020
Bie në nivele historike çmimi i naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e papërpunuar e llojit West Texas Intermediate (WTI) për livrim në muajin maj ra në nivelin më të ulët në histori, 1 cent për fuçi dhe pastaj kaluan në territor negativ.

Në fillim të vitit 2020, një fuçi naftë WTI kushtonte rreth 60 dollarë. Kontratat për muajin maj të këtij lloji që skadojnë të martën u goditën më së shumti, pasi kanë të bëjnë me karburantin që do të livrohet në një kohë kur pjesa më e madhe e vendit është e mbyllur për shkak të koronavirusit.

Llojet e tjera të naftës së papërpunuar nuk patën rënie në këto nivele. Nga rafineritë dhe rezervuarët amerikanë të naftës ka pak kërkesë dhe cisternat e ruajtjes janë mbushur në kapacitetin e tyre të plotë. Disa analistë thonë se çmimet do të vazhdojnë të jenë nën presion.

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një goditje të fortë aktivitetit ekonomik në mbarë botën dhe ka ulur ndjeshëm kërkesën për naftë. Në fillim të këtij muaji OPEC-u dhe aleatët e tij prodhues të naftës arritën një marrëveshje historike për të ulur prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë duke filluar nga 1 maji. Por shumë analistë thonë se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme.

Me rënien jashtëzakonisht të shpejtë të kërkesës botërore, vendet dhe kompanitë prodhuese e kanë të pamundur të përballojnë ritmin e shkurtimit të prodhimit. Kjo po krijon sasi gjigande nafte që nuk tregtohet, duke sjellë shqetësime se blerësit do ta kenë fizikisht të pamundur ta ruajnë atë nëpër cisterna. /VOA

Të këshilluara

Hashim Thaçi shtrohet në spital

Presidenti Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në K...

11:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI