Flash

Lubonja: Spitalet tona mizerabël, pandemia e lehtë, por karantina e ashpër

Lapsi.al 20 April 2020
Lubonja: Spitalet tona mizerabël, pandemia e lehtë, por karantina e

Analisti Fatos Lubonja thotë se pavarësisht faktit se epidemia në vendin tonë është më e lehtë, krahasuar me vendet e tjera të botës, masat e ndërmarra për karantinë janë më të ashpra, duke e cilësuar këtë fakt si kriminal. Në emision “Real Story”, Lubonja tha se sistemi shëndetësor në vendin tonë është mizerabël.

“Një nga gjerat e menaxhimit në Itali, është informimi. Borreli u përgjigjet të gjithë gazetarëve, edhe pyetjeve më të sikletshme. E pyeti një i Reuters nëse i kanë apo jo shifrat e sakta sot. Kurse këtu s’ka hyrë kush nga gazetarët në spitale për t’i parë.

Gjermanët kanë ruajtur spitalet lokale. Kjo ka ndihmuar që mos të shkojnë tek spitalet e mëdha të gjithë. Një nga kritikat e forta për Lombardinë, është sistemi shëndetësor që është bërë shumë privat. E kanë lënë sistemin shëndetësore publik në mjerim.

Ne e kemi më katastrofike. Shqiptarët e dinë se si është gjendja këtu. Nëse ti ke bërë një sistem mizerabël shëndetësor, jo vetëm Rama, dhe të tjerët. Kane bërë që doktorët të ikin në Gjermani, ata që kanë para të ikin në klinikë private, ka bërë këtë gjendje katastrofike.

Por nëse ne na bie një epidemi e lehtë më krahasim me të tjerët, ti na mbyll më keq se të tjerët, kjo është kriminale. Nëse ke krijuar një sistem mizerabël dhe më krijon kushtet më të këqija të karanitimit, edhe ky është problem dhe nuk mund të jem kaq i kënaqur”, - pohoi Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bie në nivele historike çmimi i naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e pa...

21:26

Hashim Thaçi shtrohet në spital

Presidenti Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në K...

11:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI