Flash

Reporterët pa kufij/ Shqiperia bie dhe më shumë në klasifikimin e lirisë së mediave

Lapsi.al 21 April 2020
Reporterët pa kufij/ Shqiperia bie dhe më shumë në

Shqipëria ka humbur dy vende në raportin për lirinë e shtypit në botë të Reporterëve Pa Kufij, për vitin 2020. Në vitin 2019, Shqipëria u rendit në vend të 82, por për një vit ajo ka humbur dy vende duke u renditur në vendin e 84, për shkak të përkeqësimit të lirisë së medias dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Shqipëria ka rënë 7 vende që prej vitit 2018, duke shënuar një përkeqësim serioz të lirisë së shtypit dhe të të drejtave të gazetarëve në një vend kandidat për anëtar në BE. Para Shqipërisë renditet Haiti, Kirgistani, Maldivet, Qipro Veriore (pjesë e Turqisë), dhe Timor-Leste.

Madje edhe Malta u rendit më mirë se sa Shqipëria, pavarësisht se këtë vit kryeministri dha dorëheqjen, pasi u publikuan lidhjet e tij në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia. Shqipëria la pas Sierra Leonen, Hungarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Sipas raportit, në vitin 2019, qeveria me justifikimin për të kontrolluar lajmet e rreme, u përpoq të kontrollonte mediat në vend.

E ashtuquajtura paketë anti-shpifje u votua nga Kuvendi në muajin dhjetor. Kjo paketë ligjore rrit censurën dhe i bën gazetarët më të prekshëm nga presioni i qeverisë.

Zbatimi i plotë i këtyre ligjeve do të “përkeqësojë më shumë situatën e lirisë së medias në një vend, ku qeveria në mënyrë të rregullt ndalon aksesin e gazetarëve në infromacionin zyrtarë dhe kontrollon tregun e televizioneve përmes shpërndarjes së licensave të transmetimit”.

Reporterët pa Kufij ka kritikuar qeverinë për përdorimin e tërmetit si një justifikim për të arrestuar dhe për të burgosur gazetarët dhe për të penguar lirinë e medias. Gjithashtu, në raport thuhet se dy gazetarë dhe aktivistë u arrestuan për përhapje të lajmit të rreme dhe mediat online kritike ndaj qeverisë u mbyllën.

Të këshilluara

FOTO/ Dy lëkundje tërmeti shkundin Durrësin

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar njëra pas tjetrës mbrëmjen e së hënës në Detin Adriatik. Për fat të mirë ato nuk kanë pasur një fuqi të madhe, por janë ndi...

23:11

Bie në nivele historike çmimi i naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e pa...

21:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI