Flash

Paterica e Isa Mustafës kthehet në argument të luftës politike në Kosovë

Lapsi.al 21 April 2020
Paterica e Isa Mustafës kthehet në argument të luftës

Lufta politike mes dy aleatëve kohëshkurtër të koalicionit Vetëvendosjes dhje LDK ka mbërritur deri në ato tone armiqësore sa pjesë e saj të bëhen edhe cenet fizike të liderëve. Pasi për të marrë vendimin për qeverinë e re, LDK, e përjashtoi nga mbledhja ish bartësen e listës së zgjedhjeve të tetorit, Vjosa Osmanin, Albin Kurti ka ironizuar ish partnerin e tij Isa Mustafa:  "Ai më shumë e përdor shkopin për ta goditur Vjosa Osmanin sesa për të ecur me të" ka thënë kryeministri duke iu referuar një problemi shëndetësor që e ndjek Mustafën që nga vera e kaluar.

Por kësaj fraze me dy kuptime që i referohej sa demokracisë së brendëshme të partisë rugoviste po aq edhe shëndetit të kreut të saj, i është përgjigjur me një deklaratë flakë për flakë LDK: "Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi. Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, kanë thënë ata duke iu referuar deklaratave të Kurtit se po u rrëzua qeveria do të ketë protesta.

©Lapsi.al

Të këshilluara

FOTO/ Dy lëkundje tërmeti shkundin Durrësin

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar njëra pas tjetrës mbrëmjen e së hënës në Detin Adriatik. Për fat të mirë ato nuk kanë pasur një fuqi të madhe, por janë ndi...

23:11

Bie në nivele historike çmimi i naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e pa...

21:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI