Flash

Lajmi i keq nga OBSh/Vetëm 2%-3% e botës ka krijuar imunitet kundër Covid-19

Lapsi.al 21 April 2020
Lajmi i keq nga OBSh/Vetëm 2%-3% e botës ka krijuar imunitet

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë botërore – ndoshta 2% ose 3% - ka zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj Covid-19. Këto të dhëna pakësojnë shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë daljen nga izolimi.

“Lehtësimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë,” tha kreu i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë, mbajturtë hënën. “Izolimet thjesht pakësojnë intensitetin e epidemisë.”

Ama, testet serologjike që zbulojnë sa përqind e popullsisë është infektuar dhe ka zhvilluar antitrupa – që do të thotë se janë imunë – sugjerojnë se ky numër është i vogël.

“Të dhënat e tanishme thonë se një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar,” tha Tedros. “Jo më shumë se 2%-3%.”

Dr. Maria Van Kerkhove, eksperte e sëmundjeve infektive, tha se edhe nëse sipas analizës një person ka antitrupa kundër Covid-19, nuk do të thotë se është imun.

“Shumë vende sugjerojnë përdorimin e testeve serologjike për të matur nivelin e imunitetit,” tha ajo. “Por tani për tani, nuk kemi prova se një test serologjik vërteton imunitetin e dikujt apo siguron se është i mbrojtur nga një infektim i dytë.”

Anabel/Burimi: The Guardian

Të këshilluara

FOTO/ Dy lëkundje tërmeti shkundin Durrësin

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar njëra pas tjetrës mbrëmjen e së hënës në Detin Adriatik. Për fat të mirë ato nuk kanë pasur një fuqi të madhe, por janë ndi...

23:11

Bie në nivele historike çmimi i naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar në SHBA ranë në nivelin më të ulët në histori, për shkak të rënies së kërkesës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Nafta e pa...

21:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI