Flash

543 viktima nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 21 April 2020
543 viktima nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të

Janë 543 viktima të shënuara në Itali nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 24.648. Në raportin e publikuar pasditen e sotme vihet re një rritje prej 89 viktimash, në raport me një ditë më parë.

Ndërkohë numri i infektimeve të reja është rritur me 2.729 të prekur në orët e fundit, teksa një ditë më parë u raportuan 2.256 raste, siç njofton Departamenti i Mbrojtjes Cicvile në Itali. Sakaq numri i të shëruarve në një ditë është 2.723. Në total numri i rasteve pozitiv aktiv me virusin, është 107.709.

Lajm pozitiv është fakti se vjen në rënie numri i pacientëve në terapi intensive, ku në total janë 2471 pacient, me një rënie prej 102 personash në raport me një ditë më parë.

Në izolim shtëpiak aktualisht ndodhen 81.104 persona, ndërsa numri total i infektimeve që nga nisja e pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 183.957.

Të këshilluara

Kujdes nga lekët? A trasmetohet virusi nga to?

A mund të përhapet COVID-19 nëpërmjet monedhave dhe kartëmonedhave është një pyetje që shumë persona e bëjnë shpesh pasi janë dy elementë me të cilët ndërveproj...

16:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI