Flash

Suarez zbulon kartat e Barcelonës: "I lumtur që duan të marrin Lautaro"

Lapsi.al 8 April 2020
Suarez zbulon kartat e Barcelonës: "I lumtur që duan të

Në Spanjë vazhdojnë përditësimet e përpjekjeve të Barcelonës për të marrë Lautaro Martinez, në kohën kur Inter e stafi i lojtarit shpejtojnë të bëjnë të ditur se "Toro" nuk ka ndërmend të largohet nga Milano. Por ajo që shqetëson zikaltrit është dalja publike e Luis Suarez, direkt i interesuari për këtë lëvizje merkato. "Lautaro është një lojtar që po rritet shumë në Itali. Është një 'nëntë' që ka lëvizje spektakolare e kjo tregon lojtarin e madh që ai është. Nuk është cështje nëse jemi të përshtatshëm, por që jemi të lumtur që klubi dëshiron të blejë lojtarë që duan të ndihmojnë për të arritur të njëjtin objektiv", ka thënë sulmuesi uruguajan për Mundo Deportivo.

"Përtej asaj që mund të jetë një konkurencë e shëndetshme në skuadër, e rëndësishme është të shkojmë të gjithë në një drejtim. Për këtë motiv lojtarët që vijnë të luftojnë për një vend ose të ndihmojnë skuadrën do të jenë gjithnjë të mirëpritur", shtoi ai.

Është e vërtetë që nuk do të jetë Suarez ai që do të vendosë nëse do të kryhet apo jo operacioni për të sjellë Martinez në Katalonjë, por e sigurtë është se sulmuesi argjentinas vlerësohet shumë në Barcelonë. Kështu, për ta mbajtur në Itali, Inter duhet të bëjë vërtetë një sforco të madhe ekonomike, duke i dhënë një kontratë që për momentin nuk është në lartësinë e një lojtari që kërkohet nga një prej klubeve më të mëdha të Europës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI