Flash

FA jep alarmin: "Futbolli anglez rrezikon të humbasë klube e kampionate"

Lapsi.al 7 April 2020
FA jep alarmin: "Futbolli anglez rrezikon të humbasë klube e

Emergjenca koronavirus mund të gjunjëzojë atdheun e futbollit. Eshtë kjo britma e Greg Clarke, presidentit të Football Association, federata angleze e futbollit, sipas të cilit futbolli anglez i shkon përballë rrezikut "të humbasë skuadra e kampionate" për shkak të një krize ekonomike" përtej imagjinatës më të shfrenuar. "Shumë komunitete mund të humbasin klubet e zemrës me pak mundësi financiare".

"Përballë këtij kundërshtari të pa precedentë, të gjithë palët e interesuar, lojtarë, tifozë, klube, pronarë e administratorë, duhet të intensifikojnë dhe bashkojnë përpjekjet për të mbajtur lojën në jetë. Është koha - tha ai gjatë mbledhjes së Këshillit Federal, treguar nga Bbc - që palët të luftojnë për një cështje të përbashkët për të shpëtuar lojën tonë. Futbolli është një lojë skuadre e tani është momenti të punojmë si skuadër".

Në lidhje me mundësinë për të rinisur kampionatet, siguritë janë ende larg e në këtë pikë duhet të jesh realistë. "Jemi impenjuar për tu përpjekur të mbyllim sezonin profesionist por mund të mos jemi në gjendje ta bëjmë - ka shtuar Clarke -. Futbolli nuk është prioriteti ynë, është jeta njerëzore e do të bëjmë atë që thotë qeveria".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI