Flash

Zyrtare/ F1 tjetër pengesë, shtyhet edhe GP i Kanadasë: "Vendim i marrë për shëndetin e të gjithëve"

Lapsi.al 7 April 2020
Zyrtare/ F1 tjetër pengesë, shtyhet edhe GP i Kanadasë:
Botërori i Formula 1 2020 nuk do të nisë as në Kanada në fundjavën mes 12 e 14 qershorit: Cmimi i Madh i Montreal është shtyrë zyrtarisht për një datë të pacaktuar për shkak të emergjencës koronavirus. Chase Carey, presidenti i circusit, ka komentuar: "Vendimi është marrë për shëndetin e të gjithëve: do të kthehemi të garojmë në Kanada para fundit të vitit". Tani sezoni duhet të nisë në Le Castellet në 28 qershor, por edhe GP i Francës është në rrezik të madh. Ky është Cmimi i Madh i nëntë i sezonit që është anulluar ose shtyrë e i shtohet garave të Australisë, Bahrain, Kinës, Vietnamit, Montekarlos, Hollandës e Azerbaixhanit. "Kjo shtyrje nuk ishte një vendim i marrë lehtë - shkruhet në komuniktaën e FIA-s -. Në muajin e fundit kemi qenë në kontakt konstant me Formula 1 e me përfaqësuesit e qytetit të Montreal, të Tourism Montreal e të qeverive provinciale e federale. Kemi dëgjuar direktivat që vinin nga funksionarë të shëndetit publik e si rezultat direkt i pandemisë së Covid-19 po ndjekim drejtimin e udhëhequr nga ekspertët e autoritetetve".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI