Flash

Fifa dikton linjat për kontratat e merkaton: Infantino i del para të keqes

Lapsi.al 7 April 2020
Fifa dikton linjat për kontratat e merkaton: Infantino i del para të

Zgjatja e kontratave në skadencë deri në përfundimin efektiv të sezonit, ndërhyrja në rast të mungesës së akordve të përbashkëta mbi pagën e lojtarëve, fleksibilitet për dritaret e merkatos. Këto janë disa nga propozimet e linjës për tu ndjekur, që zyra e presidencës e Fifa-s ka aprovuar për të përballuar cështjet kyce për botën e futbollit në krizë të plotë për shkak të pandemisë. Është frut i punës së bërë nga një task force me përfaqësues klubesh, lojtarësh, ligash, federatash kombëtare e konfederata. Kontratat e lojtarëve në skadencë mbyllen zakonisht në qershor, në fund të sezonit, por në këtë situatë Fifa propozon që ato të zgjaten deri kur sezoni të ketë përfunduar efektivisht.

Mbi cështjen e pagave, me aktivitetin e ndaluar "inkurajohen fort klubet e lojtarët të punojnë së bashku për të gjetur akorde", por në rastin më të keq Fifa ka përcaktuar kritere për të vendosur në favor të kujt do të shkojë zgjidhja "e drejtë dhe e ekuilibruar për të dyja palët". Për merkaton, Fifa do të jetë fleksibël e do të lejojë të spostohet dritarja e transferimeve në mënyrë që ato të bien mes fundit të sezonit të vjetër dhe fillimit të atij të ri, duke u përpjekur të garantojnë një nivel të përgjithshëm të koordinimit për të mbrojtur rregullsinë e garave.

"Megjithëse këto propozime nuk i zgjidhin të gjitha problemet, ato duhet të shërbejnë për të garantuar një stabilitet dhe qartësi të caktuar për futbollin për të ardhmen e afërt - thotë presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino -. Shpresojmë që kjo përpjekje bashkëpunuese të mund të sigurojë një shembull pozitiv se si futbolli mund të bashkohet dhe të tregojë solidaritet dhe një frymë kompromisi për të përballuar kohërat e vështira që na presin".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI