Flash

Shaw tregon 'të çmendurin' Ibrahimovic: "Nëse humbnim në stërvitje donte të të vriste"

Lapsi.al 8 April 2020
Shaw tregon 'të çmendurin' Ibrahimovic: "Nëse

Luke Shaw nuk ka harruar një prej shokëve të tij të skuadrës, që vazhdon të jetë ndër më të përfolurit për karakterin e fortë. Direkt në Twitch për një turne bamirësie të Fifa, mbrojtësi anglez ka folur për Zlatan Ibrahimovic e eksperiencën me suedezin kur ishin shokë skuadre tek Manchester United: "Ishte një i cmendur, por ishte ekzaktësisht ai për të cilin kishim nevojë në dhomat e zhveshjes. Është e pabesueshme, kishte ende një talent të jashtëzakonshëm pavarësisht se i kishte kaluar të 30-at, ishte ende lojtari fantastik që ka qenë gjithnjë. Brenda dhomave të zhveshjes ishte madhështor. Bënte gjithnjë shaka, por kur ishte momenti të vepronim seriozisht e kuptoje menjëherë".

"Mendoj se është një fitues i lindur - vazhdoi Shaw -. Edhe në stërvitje, nëse ishe në skuadrën e tij e nuk fitonte do të kishte dashur të të vriste. Mendoj se gjatë eksperiencës së tij këtu nxorri më të mirën e të gjithëve, edhe në stërvitje. Besoj që të gjithë e deshën dhe ishte dëshpërues fakti që u dëmtua në kruciat".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI