Flash

Mourinho stërvitet në park e kërkon ndjesë: "Jetike të ndiqen rregullat"

Lapsi.al 8 April 2020
Mourinho stërvitet në park e kërkon ndjesë: "Jetike

Josè Mourinho pranon gabimin e mundohet të kërkojë ndjesë. Pas shpërndarjes së imazheve të stërvitjes së kryer në park nga portugezi, bashkë me disa lojtarë të Tottenham, duke thyer kështu masat për kontrollin e infektimit, Special One ka dashur të kërkojë ndjesë: "Pranoj që veprimet e mia nuk kanë qenë në linjë me protokollin qeveritar - ka thënë tekniku i Spurs për Mirror - Duhet të kemi kontakt vetëm me pjestarët e bërthamës sonë familjare. Është jetike që të gjithë ne të ndjekim këshillat e autoriteteve për të ndihmuar heronjtë tanë të NHS (sistemi shëndetësor kombëtar britanik) e të shpëtojmë jetë".

Në Angli, në këtë moment, aktiviteti fizik në ambjent të hapur lejohet ekskluzivisht nëse je vetëm ose me një anëtar të familjes, duke respektuar në cdo rast distancimin prej dy metrash. Mou, ndërkohë, është parë të drejtojë një seancë në ambjent të hapur bashkë me Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon e Tanguy Ndombele, që banojnë në të njëjtën zonë në Londër.

Sipas Mirror stërvitja ishte kryesisht për mesfushorin francez, që ka patur vështirësi të adaptohet në realitetin e futbollit anglez, pas transferimit të tij nga Lion në verën e kaluar, ndërsa Sessegnon e Sanchez janë bashkuar me teknikun dhe shokun e skuadrës vetëm për të mos i lënë vetëm. Një zëdhënës i Tottenham ka thënë se "të gjithë lojtarëve i është kujtuar të respektojnë distancimin social kur stërviten në ambajent të hapur".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI