Flash

"Në qelinë e babait tim e pamundur të ruash distancë": Ish-kampioni i botës bën denoncimin

Lapsi.al 8 April 2020
"Në qelinë e babait tim e pamundur të ruash
Vincenzo Iaquinta shfryn në rrjetet sociale për gjendjen e të atit në këtë emergjencë shëndetësore: "Duke nisur nga pretendimi se im atë është i pafajshëm, ky është një vizatim i një qelie në burgun e Voghera - ka shkruar në Instagram ish-kampioni i botës duke publikuar planimetrinë e realizuar me dorë - Si mund të mbash distancën e sigurisë?". Pastaj apeli për institucionet, me një tag për presidentin e Këshillit, Giuseppe Conte, e ministrin e Drejtësisë, Alfonso Bonafede. Në vizatim janë evidentuar distancat mes shtretërve e mes vendeve në tavolinë, të gjitha inferiore ndaj metrit të kërkuar nga autoritetet për të penguar shpërndarjen e virusit. I ati i Iaquinta, Giuseppe, ndodhet në burg pas një dënimi në shkallën e parë për 19 vjet për lidhje me krimin mafioz, i përfshirë në procesin "Aemilia", që hetonte cështjen e 'Ndrangheta në Emilia Romania. Hetim që në një moment të parë kishte përfshirë edhe ish-sulmuesin, i cili pastaj rezultoi i jashtë në fakte. Vincenzo ka pretenduar gjithnjë pafajësinë e plotë të të atit e disa ditë më parë kishte shfaqur edhe shqetësimin për gjendjen e tij, duke evidentuar se ndërsa të tjerët ankoheshin se ishin të detyruar të qendronin në shtëpi me gjithë komoditetet, ai ishte i detyruar të rrinte në një qeli prej pak metrash. E kishte bërë duke postuar një foto të të atit që mbante në duart Kupën e Botës të fituar nga ish-lojtari i Udinese e Juventus në Berlin në 2006.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI