Flash

Lojtarët e Real ulin pagat vjetore mes 10 e 20%: "Ky vendim eviton misa traumatike për punonjësit"

Lapsi.al 8 April 2020
Lojtarët e Real ulin pagat vjetore mes 10 e 20%: "Ky vendim eviton

"Futbollistët e trajnerët e skuadrave të para të futbollit e basketbollit të Real Madrid, të udhëhequr nga kapitenët e tyre, së bashku me drejtuesit e klubit kanë vendosur vullnetarisht të ulin pagesën e tyre për këtë vit mes 10% e 20% , sipas rrethanave që mund të influencojnë mbi mbylljen e këtij sezoni sportiv 2019-20". Lajmin e ka dhënë klubi spanjoll përmes një komunikate për shtyp.

"Ky vendim, i marrë nga lojtarët, trajnerët e punonjësit, eviton masa traumatike që godasin punonjësit e tjerë - vazhdon komunikata e shpërndarë nga Casa Blanca -, përvec se kontribuon në objektivat ekonomike të institucionit përballë rënies së të ardhurave të pësuara në muajt e fundit për shkak të pezullimit të kompeticioneve dhe paralizës së shumicës së aktiviteteve komerciale", për shkak të emergjencës koronavirus. Real Madrid thekson se është "krenar për të gjithë ata që formojnë këtë familje të madhe dhe kulturën e saj të parrëzueshme të vlerave, që bëhet veçanërisht e çmuar në momente vështirësish si kjo".

Komunikata e Real Madrid vazhdon më pas në mbështetje të të gjithë atyre që janë prekur nga koronavirus: "Klubi kërkon një shërim të shpejtë për të gjithë të sëmurët dhe dëshiron të përcjellë mirënjohjen e tij më të thellë për të gjithë ata që luajnë një rol thelbësor, shembullor dhe mbështetës në luftën kundër Covid-19 - përfundon komunikata - Nga Real Madrid, e gjithë mbështetja dhe forca jonë në bindjen se së bashku do ta kapërcejmë padyshim këtë moment të vështirë ".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI