Flash

Si do të lëvizni për të bërë pazar, Rama prezanton aplikacionin online

Lapsi.al 27 March 2020
Si do të lëvizni për të bërë pazar, Rama prezanton

“Vetëm me një SMS merr leje për të dalë nga shtëpia“. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa prezantoi aplikacionin online për të dalë nga shtëpia nga dita e nesërme. Aplikimi do të bëhet në faqen e Policisë së Shtetit. Masat e reja hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

“Vetëm një anëtar familje do të dalë për të bërë pazar. Sistemi nuk lejon dy anëtarë familje për të bërë pazar. Gjithkush duhet të jetë në telefon atë leje që ka marrë në mënyrë që policia ta konsiderojë një qytetar në zbatim të ligjit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se pensionistët nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Sipas tij përgjigjja do të jetë negative për çdo të moshuar.

“Do të kujdesemi ne me ekipet tona në territori që t’iu bëjme pazaret, t’iu çojmë ilaçet. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë. Ata që do të dalin do të jenë të penalizuar. I kam kërkuar kryetarit të bashkisë së Tiranës për të ndarë tezgat në Tiranë. Nga dita e nesërme ky do të fillojë të ndryshojë në tregjet e lagjeve”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI