Flash

Manastirliu: Nuk e dimë ende si u infektua shefi i Urgjencës, gjendja e tij është...

Lapsi.al 24 March 2020
Manastirliu: Nuk e dimë ende si u infektua shefi i Urgjencës, gjendja

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se gjendja e kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili u prek nga COVID-19, paraqitet e stabilizuar, ndërsa theksoi se po vijon hetimi epidemiologjik.

Në një lidhje skype për emisionin “Real Story” në News 24 numri një i Shëndetësisë theksoi se mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës kundër këtij virusi, janë të rrezikuar.

“Gjendja e doktor Bratajt është e stabilizuar. Ai është vetë izoluar. I urojmë shërim të shpejt. Rikthim patjetër, pasi burimet njerëzore janë të shenjta më shumë se kurrë. Përballja në frontit e parë të mjekëve dhe infermierëve nuk shmanget dot. Në rastin e doktor Bratajt, po bëhet hetimi epidemiologjik, pra se si e ka marrë virusin.

Është e rëndësishme që përgjatë kësaj periudhë dhe në vazhdim do duhet të vijojmë një punë të pandalshme në raport me rastet, për të raportuar historitë e udhëtimit dhe të mbrojmë mjekët dhe infermierët. Jemi përballur dhe do të përballemi me raste të mjekëve të infermierëve të prekur.

Rastet e mjekut të Durrësit dhe të infermierëve tek Shefqet Ndroqit kanë rezultuar tashmë negativ. Për fat të mirë s’kemi pasur mjekë pacient apo infermierë. Pasi ata pasi janë identifikuar, janë në karantinë. Një ndër pikat e rëndësishme në ofrimin e shërbimit shëndetësor, është ruajtja e personelit”, - theksoi ministrja. /BW

Të këshilluara

Durrës, gjendet një person i asfiksuar

Gjendet një person i asfiksuar në lokalet e lulishteve në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve. Pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë kanë shkuar me...

18:44

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI