Flash

Ambasadori amerikan: I kënaqur që nesër votohet mocioni kundër qeverisë “Kurti”

Lapsi.al 24 March 2020
Ambasadori amerikan: I kënaqur që nesër votohet mocioni
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në Tëitter ka mbështetur mbajtjen e seancës së të mërkurës në Kuvendin e Kosovës ku pritet të të votohet mocioni i votëbesimit për “Qeverinë Kurti”. “Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, - shkruan Kosnett. Ambasadori Kosnett tregon se sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetua e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera. “Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett. Siç dihet, mocionin e inicioi Lidhja Demokratike e Kosovës, njëkohësisht partneri qeverisës i kryeministrit Kurti. Ajo erdhi si rezultat i shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshëm, Agim Veliu. Sipas LDK-së Kurti e firmosi shkarkimin pa u konsultuar fillimisht me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Të këshilluara

Durrës, gjendet një person i asfiksuar

Gjendet një person i asfiksuar në lokalet e lulishteve në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve. Pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë kanë shkuar me...

18:44

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI