Flash

Kaos në Kosovë/ Qeveria shpall kufizimin e lëvizjes, Presidenti: Mos e zbatoni!

Lapsi.al 23 March 2020
Kaos në Kosovë/ Qeveria shpall kufizimin e lëvizjes, Presidenti:

Kriza politike në Kosovë është thelluar edhe më tej edhe pse vendi po kalon një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në një vendim të marrë në orët e mbrëmjes, qeveria ka vendosur të ndalohet qarkullimi i makinave dhe qytetarëve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kundërshtuar këtë vendim. Ai u shpreh se vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është në kundërshtim të Kushtetutës së vendit pasi kjo mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij sonte kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën pasi vendimi për kufizimin e lëvizjes paraqet shmangie dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve të garantuara me kushtetutë” – tha Thaçi në një deklaratë për mediat të mbajtur në orët e mbrëmjes.

“Kufizimi mund të shpallet vetëm me shpalljen e lëvizjes së jashtëzakonshme dhe ajo nuk ekziston. Unë do të garantoj funksionimin e Kushtetutës dhe do ta kundërshtoj çdo institucion që shkel kushtetutën e vendit. As qeveria dhe asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë kushtetutën. Janë shkelur në mori nenesh në marrjen e këtij vendimi.

Qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim. As policia dhe organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim të qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale, - tha Thaçi.

Ishte pikërisht çështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme që pasoi në shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Albin Kurti. Më pas LDK bëri të ditur se ka mbledhur firmat për rrëzimin e qeverisë. Në Kosovë janë 30 të infektuar me koronavirus dhe është shënuar edhe 1 viktimë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta: E vërteta e testit tim të koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në studion e emisionit “Open” në TCH dhe jo me Skype siç kanë bërë ditët e fundit politikanët e tjerë. Në fillim Meta k...

21:38

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI