Lapsi.al arriti të sigurojë nga burime diplomatike sot në drekë draftin e plotë që 27 vendet anëtare të BE do i thonë një PO me kushte tejet të forta, madje shumë më të rënda se ato të Bundestagut Gjerman, hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sipas këtij dokumenti, konferenca e parë ndërqeveritare, të cilën psh, Mali i Zi e zhvilloi menjëherë pas miratimit të hapjes së negociatave, do të mbahet vetëm pas zbatimit të një sërë angazhimesh (lexo poshtë).
Ekskluzive/ Një "PO" në formë shuplake. Zbulohet dokumenti i vendeve të BE për Shqipërinë
Por, sikur kjo breshëri të mos mjaftonte Athina zyrtare nuk është kënaqur po ka shtuar edhe dy të tjera që lidhen me të drejtat e minoritetit. Greqia ka kërkuar miratimin e një ligji për regjistrimin e popullsisë sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës dhe me përparimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.
Këto pika janë shtuar në nenin nr 10 të dokumentit që pritet të votohet nesër nga ministrat e jashtëm të 27 shes.
©Lapsi.al