Flash

Meta: Do të thërras Ramën dhe Bashën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 23 March 2020
Meta: Do të thërras Ramën dhe Bashën në Këshillin

Presidenti Ilir Meta deklaron se do të mbledhë këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në një intervistë për emisionin “Open për TCH, Meta tha se në këtë mbledhje do të jetë përveç kreut të qeverisë Edi Rama edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

“Duhet unitet për të përballuar pandeminë. Bashkë me Ramën e Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie.

Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bëj ftesë edhe z.Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria.

Qasja duhet të jetë gjithpërfshirëse. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush” - tha presidenti Ilir Meta. Gjatë gjithë kësaj interviste ranë në sy tonet e ulëta që Meta pati ndaj kundërshtarit politik, kryeministrit Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta: E vërteta e testit tim të koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në studion e emisionit “Open” në TCH dhe jo me Skype siç kanë bërë ditët e fundit politikanët e tjerë. Në fillim Meta k...

21:38

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI