Flash

Meta: E vërteta e testit tim të koronavirusit

Lapsi.al 23 March 2020
Meta: E vërteta e testit tim të koronavirusit

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në studion e emisionit “Open” në TCH dhe jo me Skype siç kanë bërë ditët e fundit politikanët e tjerë. Në fillim Meta ka bërë një sqarim pse e bëri testin e koronavirusit.

“Testin e bëra sepse pata shqetësimin se mos isha i infektuar dhe nga pakujdesia mund ta përcillja te njerëzit e shëndetshëm. Testimi është i domosdoshëm për të mos kaluar në fazat e tjera. Fëmijët e mi janë të gjithë këtu, të gjithë në karantinë dhe vazhdojnë mësimet në distancë” – tha Meta.

Presidenti Meta tha se nuk duhet të jemi të kursyer me testimet, më shumë masa mbrojtëse për mjekët.

“Nuk duhet te krijojmë një fryme fataliteti por nje frymë ndërgjegjësimi. Ne mund t'ia dalim dhe do t'ia dalim. Me rendesi eshte te mbrojme murin e shoqerise sone qe perballet ne vijen e pare me kete virus, qe jane mjeket dhe infermieret. Kjo eshte kryesore dhe vendimtare.

Se dyti te bejme sa me shume testime dhe per te gjithe ata qe rezultojne pozitive te rrisim nivelin e gjurmueshmerise se kontakteve te tyre. Nuk kemi asnje arsye te jemi te kursyer per testimet. Vendimtare ne kete beteje eshte mbeshtetja per mjeket, per infermieret, per saniteret dhe personelin mbeshtetes. Dhe paketa e qeverise synon ne radhë të parë të shtojë fondet për shëndetësinë” –tha Meta.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI