Në dokumentin që pritet të miratojnë 27 vendet e BE lidhur me hapjen e negociatave me shqipërinë, të cilin Lapsi.al e ka siguruar ekskluzivisht, vërehet edhe një element i ri i pa thënë më parë me gjuhë kaq të vrazhdë: dënimi me burg i politikanëve. Në pikën 10 të draftit ku flitet për Shqipërinë theksohet se në mënyrë që Shqipëria të hapë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, ajo duhet të plotësojë një seri kushtetsh. Kryesisht ato kushte janë ato që kemi njohur më parë nga Bundestagu gjerman. Por ty është shtuar edhe dënimi i politikanëve, një shprehje që më parë në dokumentat e kancelarive perendimore formulohej ndryshe: "dënimi i zyrtarëve të lartë". Kapërcimi nga zyrtarët tek politikanët e shenjëstron edhe më shumë kërkesën e vendeve të BE.
©Lapsi.al