Flash

Kujdes! Nëse merrni një SMS nga mjeku Pëllumb Pipero mos e besoni

Lapsi.al 22 March 2020
Kujdes! Nëse merrni një SMS nga mjeku Pëllumb Pipero mos e besoni

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është një ndër personat që po përballet në vijën e parë me koronavirusin, por gjithashtu ditët e fundit ka qenë një ndër zërat e arsyes në median shqiptare, për të këshilluar qytetarët. Duket se nën emrin e tij, dikush apo disa persona kanë nisur të çojnë sms tek qytetarët, me qëllim përhapjen e panikut. Ishte vetë mjeku që sqaroi se një SMS u është dërguar njerëzve duke përdor emrin e tij.

“Te Dashur Qytetare! Sapo lexova nje mesazh te tille i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine. E vetmja arme qe kemi, eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona.

Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj. Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!”, - shkruan mjeku.

Të këshilluara

6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë deklaron se jane shenuar 6 raste të reja duke shkuar në 76 numri i të prekurve me koronavirus nderkohë janë rikuperuar dy pacientë, kon...

11:46

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI