Flash

Rama pranon gafën skandaloze me "videon e dhunës spanjolle": Ma nisi një shok

Lapsi.al 21 March 2020
Rama pranon gafën skandaloze me "videon e dhunës spanjolle":

Pas nje gafe te bere nga izolimi i shtepise se tij ne Surrel, ku nuk komunikon as me satfin as me ministart vecse permes celularit, Edi Rama e ka pranuar fajon. Pwr tw trembur shqiptaret ai postoi nje video ku thuhej se si i rrihte policia spanjolle ata qe shkelnin shtetrrethimin,  por ajo doli se ishte nje video protestash ne Algjeri. Rama tha se ate ia kish nisur nje mik...

Shfajesimi i Rames

Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”??

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!

Të këshilluara

6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë deklaron se jane shenuar 6 raste të reja duke shkuar në 76 numri i të prekurve me koronavirus nderkohë janë rikuperuar dy pacientë, kon...

11:46

Grabitje me armë në Finiq

Një grabitje me armë është shënuar dje në Finiq të Sarandës. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në banesën e Jorgo Fanit, 65 v...

09:18

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI