Flash

Edhe Kosova në karantinë nga Covid-19, mbyllen parqet

Lapsi.al 21 March 2020
Edhe Kosova në karantinë nga Covid-19, mbyllen parqet

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë ka marrë vendim për mbylljen e të gjitha parqeve në Kosovë nga ora 08:00 deri në ora 20:00, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Në një komunikatë për media është thënë se Policia e Kosovës do të vëzhgojë të gjitha këto hapësira dhe nuk do të lejojë asnjë qytetar afër.

Përveç kësaj, ky Grup ka urdhëruar dyqanet, që lejohen të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në kohën e përhapjes së koronavirusit, të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.

“Gjithashtu nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primar”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 266,115 njerëz të infektuar, 11,153 të vdekur dhe 87,363 të shëruar.

Kina ka 81,250 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 41,035 raste dhe Irani me 18,407.

Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Itali: 4,032./Rel

Të këshilluara

Grabitje me armë në Finiq

Një grabitje me armë është shënuar dje në Finiq të Sarandës. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në banesën e Jorgo Fanit, 65 v...

09:18

Tre vatra të reja me koronavirus në Tiranë

Numri i të prekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet, duke shkuar në 70. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 35 persona dhe prej tyre janë konfirmuar 6 rast...

15:07

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI